AAK thotë se testi i maturës po organizohet nga militantë partiakë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron shumë të vonshëm shpërndarjet e fletëpalosjeve me sqarime për testin e maturës nga MASHT-i.  

Kryesuesi i Departamentit të arsimit nga AAK-ja, Jonuz Salihaj, ka shprehur shqetësimet lidhur me organizimin e testit të maturës për këtë vit, njofton KTV. Ai ka thënë se Komisioni shtetëror i maturës dhe ministri Buja po përpiqen që të sjellin si risi edhe çështjet që janë të parapara me ligj.

“Ndarja e lëndëve në të përgjithshme dhe profesionale është paraparë me ligj dhe nuk është risi. Kjo dispozitë ligjore është shkelur në vazhdimësi dhe këtë vit tentohet të paraqitet si risi”, ka thënë Salihaj.

 Një problem tjetër sipas Salihajt është edhe  organizimi i procesit të testimit dy ditë, e që nuk duhet të cenohet nga keqadministrimi i testit, gjë që ka ndodhur çdo vit në të kaluarën. Salihaj konsideron se ky proces duhet të organizohet me kuadro profesionale, e jo me militantë partiakë të komunave, të cilët me çdo kusht, duan rezultat pozitiv.

 AAK-ja ka kërkuar nga ministri Buja që të eliminojë konfliktin e interesit brenda komisionit shtetëror të maturës dhe të rikompozojë atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button