Shqipëria mposhtet në miqësore nga Norvegjia (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena.

Të parët rrezikojnë norvegjezët në minutën e tretë pas një gabimi të Arlind Ajetit, por për fat të mirë topi përfundon jashtë kuadratit, transmeton Telegrafi.

Norvegjia rrezikon përsëri me Mohamed Elyounousin (25′, 29′) me dy goditje të forta drejt portës, ku e para përfundon jashtë portës, ndërsa e dyta pritet nga Thomas Strakosha.

Pas këtyre rasteve, Shqipëria u mundua të dal pak në sulm, por pa pasur sukses ta organizoj nga aksion të rrezikshëm dhe shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, kombëtarja kuqezi rrezikon e para, ku në minutën e 54-të pas harkimit të Taulant Xhakës nga këndi, Sadiku godet bukur me kokë, por topi shkon mbi transversale.

Në minutën e 57-të Norvegjia ishte afër të gjej golin, por pas topit të kthyer nga Strakosha, një futbollist i Norvegjisë ka gjuajtur me kokë ngjit me shtyllën.

 Andi Lila (65′) i sapo futur në lojë, provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, topi përfundon ngjitur me shtyllën, ndërsa afër golit ishim edhe në minutën e 69-të me anë të Ajetit, por goditja e tij u prit nga një mbrojtës kundërshtar.

 Festa pas golit të shënuar nga norvegjezët

Në momentet më të mira të Shqipërisë, në minutën e 70-të, pas një goditje këndi, ka përfituar qendërmbrojtësi Sigurd Rosted, i cili gjuan bukur me kokë dhe shënon për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, kombëtarja jonë provoi disa herë të gjej golin e barazimit, po pa pasur sukses dhe në fund humb minimalisht 1-0 nga Norvegjia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button