Policia izraelite merr në pyetje kryeministrin izraelit

Policia izraelite ka marrë në pyetje kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në kuadër të aferës së korrupsionit me të cilën lidhet më herët, transmeton  Anadolu Agency (AA).

Sipas “Radio Israel”, Netanyahu është marrë për katër orë në pyetje në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor.

Përveç kryeministrit izraelit, në pyetje janë marrë edhe gruaja dhe djali i tij.

Kjo është hera e dytë që policia izraelite merr në pyetje kryeministrin izraelit.

Zyrtarët e policisë në fillim të marsit të këtij viti morën në pyetje kryeministrin Netanyahu në të njëjtin hetim të korrupsionit në rastin e kompanisë së telekomit.

Gjithashtu, në fillim të shkurtit, dy bashkëpunëtorë të Netanyahu-t u arrestuan me dyshimin se kanë mbështetur kurdisjen prej disa qindra milionë dollarëve në favor të kompanisë izraelite të telekomit Bezeq. Si shpërblim, portali Walla, në pronësi të Bezeq, siguroi ndjekje pozitiv të aktiviteteve të Kryeministrit.

– I lidhur me aferën e famshme –

Kjo është hera e dytë që policia po merr në pyetje Netanyahu-n në lidhje me rastin e njohur si “Case 4,000”.

Kjo është afera që mbart rreziqet më të mëdha në mesin e gjashtë hetimeve që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndërlidhen me Netanyahu-n. Një seri goditjesh të rënda vënë në pikëpyetje të ardhmen e kryeministrit izraelit, i cili ka qenë në pushtet për gati 12 vjet.

Netanyahu mohoi përfshirjen e tij në vepra penale, duke hedhur poshtë akuzat si “gjueti mediale e shtrigave”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button