Edhe me ligjin e ri, lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes do të “vlojnë” në Maqedoni

Ministri i Transparencës i Maqedonisë, Robert Poposki duke njoftuar hyrjen në procedurë kuvendore të ligjit për media sqaroi se problemi me lajmet e rreme në rrjete sociale dhe gjuhën e urrejtjes do të vazhdojnë të jenë problem i pazgjidhur në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Qeveria ofroi ligje për mediumet, tani pritet miratimi nga Kuvendi

“Detajet e ligjit për media i definon shumë probleme, si për televizionet nacionale por edhe televizionet që kanë leje për transmetim kabllovik si dhe respektimin e të drejtave autoriale. Në debat është paraparë edhe se si të gjendet zgjidhja për lajmet e rreme që shpërndahen në rrjete sociale, si të ashtuquajtura portale, të ketë njëfarë mekanizmi kontrollues. Nga debati morëm informatë kthyese se shumica vlerëson nuk është momenti për atë. Mbetet i pazgjidhur edhe më tej problemi me lajmet e rreme, mbetet problemi me gjuhën e urrejtjes veçanërisht në disa portale, dhe mbetet problemi i urrejtjes në shoqëri për të cilën duhet të gjejmë mënyrë se si të mos promovohet dhe motivohet”, tha Poposki.

LEXO: Urrejtja “vlon” në Maqedoni, Prokuroria dhe Gjykata heshtin (FOTO)

Në lidhje me lajmet e rreme në Maqedoni, ditë më parë u deklarua edhe themeluesi i rrjetit social Fejsbuk, Mark Zukerberg duke thënë se në Maqedoni ka shumë profile të cilat shpërndajnë lajme të rreme.

“Kemi përdorur mjete të reja me qëllim që t’i zbulojmë profilet e rrejshme që përpiqen të shpërndajnë lajme të rrejshme. Kemi gjetur shumë profile të rrejshme nga Maqedonia. Na pret punë e madhe që t’u pengojmë shteteve në zgjedhje, siç është Rusia, t’i ndalojmë njerëzit tjerë të shpërndajnë lajme të rrejshme”, tha Zukerberg.

Ai e pranoi se kanë pasur qasje te 50 milionë shfrytëzues të fejsbukit pa dijen e tyre dhe kanë ruajtur të dhëna pasi që të njëjtat kanë qenë të fshira paraprakisht.

Në mungesë të ofertës, a do të “maten forcat” me gjuhë të urrejtjes edhe në këto zgjedhje?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button