LIVE Stream: Nisi Samiti i NATO-s

Filloi Samiti i vendeve anëtare të Aleancës veri-atlantike NATO. Aktualisht është duke mbajtur fjalim sekretari gjeneral i kësaj organizate, Anders Fogh Rasmussen i cili kërkoi një minutë heshtje për të gjithë ata ushtarë që kanë humbur jetën në misionet e NATO-s.

Shikoni live samitin në : NATO LIVE STREAM

Ai më tej do të paraqesë 25 projekte bashkëpunimi në kuadër të një programi të quajtur “Mbrojtje Inteligjente” (“Smart defence”) ndërmarrë për reduktimin e shpenzimeve ushtarake, veçanërisht në Evropë.

Në këtë Samit do të flitet kryesisht për situatën në Afganistan, në një kohë ku presidenti francez, François Hollande ka njoftuar tërheqjen e parakohshme të trupave francezë në fund të vitit. 
Përveç Afganistanit, prioritet i këtij samiti do të jetë zyrtarizimi i fazës së parë të sistemit antiraketë të NATO-s, një projekt që synon të mbrojë Evropën nga hedhja e raketave nga Lindja e Mesme dhe kryesisht nga Irani. 

Ky projekt ambicioz, i bazuar në teknologjinë amerikane, është kritikuar ashpër nga Rusia që e shikon si kërcënim për sigurinë e saj. 

Gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale amerikane, Obama do të jetë i rrethuar nga 50 drejtues të ardhur nga mbarë bota duke e bërë këtë samit më të rëndësishmin që prej krijimit të NATO-s, 60 vjet më parë, sipas Aleancës. 

Të mbledhur në një qendër të madhe të kongreseve, drejtuesit do të diskutojnë për strategjinë e përfundimit të misionit që synon t’i hapë rrugën tërheqjes deri në fund të vitit 2014 të 130 000 ushtarëve të vendosur aktualisht në Afganistan. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button