Mbi 50 persona të vdekur nga zjarri në Siberi

Shërbimet e emergjencave në Rusi njoftojnë se të paktën 53 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur në zjarrin masiv që ka shpërthyer në një qendër tregtare në Siberi, transmeton REL.

Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu më 25 mars mund të rritet, përderisa ekipet e shpërtimit janë duke vazhduar kërkimet në qendrën tregtare në qytetin Kemerovo, që gjendet rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës.

Shërbimet e emergjencave kanë thënë se tashmë zjarri është shuar, por ekipet e shpëtimit kanë vështirësi që të arrijnë në katet e sipërme, për shkak se tavani i ndërtesës është rrëzuar.

Dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Guvernatori i rajonit Kemerovo, Aman Tuleyev ka deklaruar se familjarët e çdo viktime do të pranojnë një shumë prej 1 milionë rubla (17,500$).

Shkaku i zjarrit nuk është bërë i ditur.

Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë tragjedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button