Rrjeti social “Facebook” me vite ka mbledhur numra të telefonave

Pasi rrjeti social “Facebook”  publikoi falje publike në gazetat amerikane dhe britanike për shkak skandalit me firmën britanike “Kembrixh Analitika”, ueb faqja “Ars Teknika” informon se shfrytëzuesit po kontrollojnë se cilat të dhëna po merren për to nga ana e Facebook-ut dhe kanë konfirmuar se emrat e kontakteve, numrat e telefonave dhe sms porositë janë mbledhur gjatë dy ose më shumë viteve nga pajisjet me androit, transmeton Portalb.mk.

Facebook deklaroi se informatat ruhen në serverë të sigurt dhe se të dhënat janë marrë me dijen e shfrytëzuesve, të cilët janë pajtuar që të ketë qasje te të dhënat e tyre.

Zëdhënësja e Facebook-ut deklaroi se informatat nuk shpërndahen me shokë ose me aplikacione të jashtme dhe shfrytëzohen me qëllim që të përmirësohet komunikimi i njerëzve në Facebook.

Rrjeti social deklaroi se asnjëherë nuk i shet informatat dhe nuk e ruan përmbajtjen e sms porosive ose të bisedave.

Por, zëdhënësja nuk është përgjigjur në pyetjen se pse është e nevojshme të mblidhen të dhënat e numrave të kontaktit dhe të sms porosive.

Skandali i Facebookut dhe Cambridge Analytica Kush është fajtori?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button