Zjarr në një qendër tregtare në Siberi, ka viktima

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plogosur nga zjarri në një qendër tregtare në Siberi, kanë njoftuar autoritetet ruse.

Shkaku i zjarrit në qytetin Kemerovo ende nuk është bërë i ditur.

Komiteti Hetues i Rusisë ka konfirmuar për pesë persona të vrarë, tri gra, një burrë dhe një fëmijë.

Rreth 30 persona tjerë janë dërguar në spital për t’u trajtuar, transmeton REL.

Ende nuk është bërë e qartë nëse personat janë duke vuajtur nga djegiet apo problemet me frymëmarrje si pasojë e tymit.

Një zëdhënës për këtë rajon nga ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se rreth 13 persona janë ende duke munguar në incident.

Në territorin e ndërtesës përfshihet kinemaja dhe një kopsht zoologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button