Longoria: Kam menduar se nuk jam seksi kur më tradhtoi Toni

Aktorja Eva Longoria e njohur prej serisë “Desperate Housewives” ka folur në lidhje me tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj, Toni Parker, nga i cili u shkurorëzua në vitin 2010.

Aktorja ka thënë se pas zbulimit të tradhtisë së bashkëshortit, vazhdimisht ka menduar rreth lëvizjeve të saj të gabuara, pasi që ishte e bindur se ajo ishte fajtore kryesore për prishjen e martesës.

“Shoqëria na imponon idenë se femrat janë gjithmonë fajtore kur mashkulli tradhton. Ajo nuk di ta kënaq seksualisht. Ajo me siguri është e përmbajtur. Pse më tradhtoi? Sigurisht kjo nuk kishte të bënte me mua”, tha aktorja.

Eva, basketbollistin francez e braktisi pasi që në telefonin e tij celular gjeti qindra SMS mesazhe, të cilat ia kishte dërguar një femre tjetër. Ajo thotë se vazhdimisht është pyetur “Ndoshta nuk jam aq seksi? Ndoshta nuk jam mjaft e bukur? Ndoshta nuk jam mjaft e zgjuar?

Ndërsa kohë më parë për një periudhë të shkurtër, aktorja 37-vjeçare ndërpreu romancën e saj me Eduardo Cruzin (26), vëllanë e aktores së njohur Penelope Cruz, por pasi që kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, ata kanë ripërtërirë lidhjen dhe sipas medieve amerikane, planifikojnë që shumë shpejt të shkojnë drejt altarit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button