Gjendet një grua e therur me thikë në një banesë në Shkup, arrestohet djali i saj

Një grua 77 vjeçare mbrëmë eshë gjetur në banesën e saj me lëndime nga thika në gjoks në lagjen Taftalixhe, njofton Portalb.mk.

Rastin e ka paraqitur djali i saj, pasi që ka shkuar në vizitë te nëna e tij, e cila ka jetuar me vëllain e tij.

Ashtu siç informoi MPB, rastin e ka paraqitur G.G. (47) nga Shkupi dje në orën 21:00. Ai në orën 20:30 ka shkuar që ta vizitojë nënën e saj K.G. (77) dhe vëllain e tij M.G. (50) në banesën e tij në lagjen Taftalixhe të Shkupit dhe kur ka hyrë brenda e ka gjetur nënën me lëndim të shkaktuar nga thika në pjesën e gjoksit, pa shenja jete.

Në lidhje me rastin, në stacionin policor është arrestuar dhe është mbajtur M.G. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit dhe ekipit të SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button