Maqedoni, nga pasditja reshje të rrëmbyeshme të shiut

Reshje më të rrëmbyeshme të shiut paralajmërohen për pasdite dhe orët e mbrëmjes në pjesët juglindore të vendit. Gjatë natës reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore dhe juglindore, lokalisht pritet të reshin mbi 20 litra në metër katrorë, ndërsa në zonat malore shtresa e borës dukshëm do të rritet.

Nesër dhe të martën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, ndërsa në zonat malore borë.

Temperaturat e ditës do të jenë në rritje, pastaj pason periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me rritje të dukshme të temperaturës së ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej minus dy deri në pesë gradë, të martën nga zero deri në katër, të mërkurën prej minus tre deri në tre, të enjten prej minus tre deri në katër, të premten prej një deri në gjashtë dhe të shtunën prej tre deri në tetë gradë.

Temperatura e ditës do të lëvizë në interval prej dy deri në 12 gjatë ditës së nesërme, të martën prej gjashtë deri në 12, të mërkurën prej pesë deri në 11, të enjten prej tetë deri në 15, të premten prej 11 deri në 19 dhe të shtunën prej 14 deri në 21 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button