Vdes ish-agjenti sekret i Gadafit

Ish-agjenti i shërbimit të inteligjencës në Libi, Abdel Baset Megrahi, një nga njerëzit besnikë të Gadafit, i njohur si autor i masakrës së Lokerbisë në 1988 dhe i fundit i mbijetuar nga ajo ngjarje ka ndërruar jetë në banesën e tij në Tripoli, pas një lufte të gjatë me kancerin.

Ai ishte dënuar në vitin 2001 për bombardimin në Lokerbi të Skocisë, ku mbetën të vrarë 270 njerëz.

60 vjeçari Megrahi, kishte lënë burgun në qytetin Grinok në perëndim të Skocisë në 2009, pas përkeqësimit të sëmundjes së tij të pashërueshme.

Por ky vendim u kritikua shumë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megrahi i cili ishte një agjent i shërbimit sekret gjatë regjimit të Muamar Gadafit në Libi, ka mohuar gjithnjë të ketë pasur rol në bombardim, por edhe akuzën për abuzim me të drejtat e njeriut në vendin e tij para rrëzimit dhe vdekjes së Gadafit, gjatë revoltave popullore vitin e kaluar. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button