Shfuqizimi i unanimitetit në BE- Gjermania pro Juncker

Gjermania mbështet propozimin e Jean Claude-Juncker që në çështjet e politikës së jashtme BE të mos ngecë në parimin e unanimitetit. Kjo reformë mund të prekë edhe zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka kërkuar së fundmi forcimin e pozicioni të BE në çështjet e politikës së jashtme në botë, transmeton DW.

„Ne kemi qenë një kohë të gjatë jo të aftë për politikën botërore. Por rrethanat aktuale bëjnë që ne të përpiqemi më shumë për aftësinë tonë në politikbërjen botërore.” Europa duhet të bëjë më shumë për të ruajtur interesat e saj, kërkon kreu i KE. Konkretisht Juncker synon që në të ardhmen BE në çështjet e „politikës së jashtme të butë” të mos fiksohet tek parimi i unanimitetit, pra që të gjitha vendet e BE të bien dakord për një çështje të caktuar. Sipas Juncker-it, „detyrimi i unanimitetit na bën të mos e arrijmë aftësinë e politikës së jashtme në botë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button