Durrësi pa ujë edhe për dy ditë

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetarët se për shkak të një defekti të rëndë, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Shkak i defektit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe, transmeton Gazeta Express.

Kjo ndërprerje shkaktoi një çarje të madhe të tubacionit kryesor DN 700 mm në një gjatësi prej 1 m, njofton UKD. Për riparimin e defektit janë dashur rreth 16 orë pune nga pasditja e djeshme.

UKD kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë, që të bëjnë durim deri në normalizimin e furnizimit me ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button