Egjipt, një person humb jetën gjatë shpërthimit të autobombës

Ministria e Punëve të Brendshme e Egjiptit njoftoi sot se së paku një person ka humbur jetën gjatë një shpërthimi në qytetin bregdetar Aleksandria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria theksoi se mjeti shpërtheu tek një automjet i parkuar, në momentin kur autokolona e shefit të sigurisë së Aleksandrisë kaloi nëpër rrugën e kampit Romak.

Bëhet e ditur se gjatë shpërthimi u plagosën katër persona.

Ky sulm ndodhi dy ditë para fillimit të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt, në të cilat për edhe një mandat lufton presidenti aktual Abdel-Fattah al-Sisi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button