Rusia do të sfidojë ashpër tarifat e reja të SHBA-së

Zëvendës-ministri rus për Industri dhe Tregti, Viktor Evtukhov, ka thënë se Rusia do të sfidojë ashpër në Organizatën Botërore të Tregtisë, tarifat e reja të vëna nga Shtetet e Bashkuara për aluminin dhe çelikun, transmeton REL. 

Evtukhov, i ka thënë televizionit Rossia-24, se tarifat e reja prej 25 përqind në importet e çelikut do të shkaktojnë rreth 2 miliardë dollarë humbje tek eksportuesit rusë, derisa tarifa prej 10 përqind në alumin do të dëmtojë prodhuesit rusë me rreth 1 miliard dollarë.

“Punëtorët tanë të çelikut do të dëmtohen”, ka thënë ai.

“Do të jetë e nevojshme që ta sfidojmë këtë masë tek Organizata Botërore e Tregtisë”.

“Fakti se SHBA-ja tani ka prezantuar masat e reja për çelik dhe alumin shqetëson shumë Rusinë dhe Kinën”, ka thënë Evtukhov.

Ai ka thënë se Rusia është duke konsideruar masa hakmarrëse kundër tarifave amerikane, duke synuar vënien e tarifave reciproke për mallrat e njëjta.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vënë tarifa për importet e çelikut dhe aluminit me arsyetimin e “sigurisë kombëtare”.

Ai ka vendosur që përkohësisht të përjashtojë nga kjo masë, Bashkimin Evropian, Kanadanë, Meksikën dhe Korenë Jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button