Greqia e ndarë mes borës dhe plazhit

Greqia është thuajse e ndarë më dysh përsa i takon motit që mbizotëron në 24 orët e fundit në gjithë territorin e vendit.

Në veri dhe sidomos në kufijtë veriperëndimorë me Shqipërinë ka reshje bore në zonat malore dhe temperatura në Follorinë ka shkuar në zero grade celcius, transmeton TCH.

Gjithashtu reshje bore ka pasur ne kufi me Turqinë dhe në gjithë Greqinë e Veriut temperaturat kane pësuar një rënie të ndjeshme.

Ndërsa në jug të vendit sidomos në ishullin e Kretës termometri ka treguar edhe 30 grade celcius në qytetin e Haniasë.

Por fenomeni kohor ka pasur një tjetër karakteristikë kryesore pasi gjithë ishulli ngjante gjatë ditës së enjte me një vend afrikan. Pluhuri i kuq i ardhur nga Afrika e ka mbuluar tërësisht aq sa ka vështirësuar banorët qe shpeshherë kanë qarkulluar me shami dhe maska.

Temperatura mbi 25 grade janë regjistruar edhe në gadishullin e Peloponezit. Probleme të mëdha ka pasur edhe në disa porte të vendit ku janë ndaluar lundrimet e anijeve për shkak te erërave të fuqishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button