Federata Evropiane e Hendbollit të Kosovës përjashton nga gara Serbinë

Federate Evropiane e Hendbollit ka vendosur që të përjashtojë nga gara ekipin kombëtar serb, pasi autoritetet serbe anuluan ndeshjen mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton REL.

“Si rezultat i intervenimit të autoriteteve qeveritare në Serbi, ndeshja kualifikuese në kategorinë e femrave në grupmoshën nën 20-vjeç, në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ishte paraparë të mbahej më 23 mars, nuk është mbajtur”.

“Për shkak të rrethanave, pas anulimit të ndeshjes dhe dështimit të Serbisë që kjo ndeshje të mbahej, Federata ka vendosur që ekipi i Serbisë të përjashtohet nga gara e mëjtejme”, thuhet në njoftimin e Federatës Evropiane të Hendbollit.

Ndeshja e anuluar sot ka qenë e vlefshme për kualifikimet për kampionatin botëror për kategorinë juniore, që do të zhvillohet në Hungari. Në grup me Kosovën dhe Serbinë janë edhe Norvegjia dhe Sllovakia.

Lidhur me vendimin e autoriteteve serbe, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, e cila ka thënë se ndjen keqardhje që është anuluar ndeshja.

Qeveria ka thënë po ashtu se “krijimi i situatave të frikshme dhe armiqësore, kur në fushë të sportit duhej të shfaqeshin vajza të reja të cilat do të ofronin lojë dhe spektakël sportiv, është papërgjegjësi e shtetit serb dhe institucioneve të rendit dhe të sigurisë të Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP