Rikthimi i bujshëm, çfarë po planifikojnë Getoari dhe Flori këtë herë?

Rreth dhjetë vite më parë, bashkëpunimet në muzikën shqiptare duken si më të suksseshmet, ndoshta për shkak të emrave të bujshëm që vazhdojnë të jenë pjesë e tregut vendas edhe sot. Disa prej këngëve kanë mbetur hite, dhe sa herë flasim për një rikthim të mundshëm mes dy apo më shumë artistëve, vëmendja fokusohet pikërisht aty. Së fundmi, duket se do të dëgjojmë një tjetër prodhim, nga dy nga emrat më në zë të momentit, shkruan Bordo.al. 

Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi kanë publikuar foto së bashku në rrjetet sociale, teksa shihen në studion muzikore. “Me të vetmin, Flori Mumajesi”, ka shkruar Geti, ndërsa kantautori ia ka kthyer: “Me legjendën, Getoar Selimi”. Bashkëpunimet mes tyre nuk janë të pakta dhe sa herë kanë punuar bashkarisht për një projekt, buja ka qenë çdo herë e më e madhe. Nuk shohim shpesh rikthime të tilla, e ndoshta kjo është një strategji e artistëve për të bërë edhe më shumë zhurmë në momente të caktuara të karrierës.

Për çfarë të flasë kënga e re e djemve vallë? Fansat me siguri po presin me padurim publikimin e projektit të ri, e jo më kot!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button