Qeveria e Kosovës reagon për pamundësimin e ndeshjes së hendbollit në Serbi

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar për rrethanat e krijuara në Kragujevc të Serbisë, ku u pamundësua zhvillimi i ndeshjes së hendbollit midis ekipit të Kosovës dhe Serbisë në kategorinë e femrave U20, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Qeveria e Kosovës thuhet se qeveria shpreh keqardhje të thellë për pengimin e ndeshjes duke dënuar “aktet nacionaliste të cilat pamundësojnë zhvillimin e ndeshjeve të karkaterit ndërkombëtar, pikërisht në kohën kur po bëhen përpjekje për relaksimin e marrdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe për proceset e integrimeve euro-atlantike”.

“Krijimi i situatave të frikshme dhe armiqësore, kur në fushë të sportit duhej të shfaqeshin vajza të reja të cilat do të ofronin lojë dhe spektakël sportiv, është papërgjegjësi e shtetit serb dhe institucioneve të rendit dhe të sigurisë të Serbisë”, thuhet në këtë komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button