Kina reagon ndaj tarifave doganore shtesë të SHBA-së

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Çunying, tha se vendi i saj është i vendosur për të ruajtur interesat legjitime dhe të drejtat ligjore dhe nuk dëshiron të bëjë luftë tregtare, porse nuk ka frikë nga një luftë e tillë, duke iu referuar dekretit të taifave doganore shtesë të nënshrkuar nga presidenti amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja Hua në një konferencë të zakonshme për shtyp në kryeqytetin Pekin i bëri thirrje SHBA-së të marrin vendime të arsyeshme dhe të kujdesshme në lidhje me dekretin, i cili u nënshkrua dje nga Trump, i cili përfshin një tarifë shtesë prej rreth 60 miliardë dollarësh dhe kufizime të investimeve.

Ajo tha se nuk është marrë parasysh kostoja që do të paguajë Washingtoni për veprime arbitrare dhe shtoi se mesazhi i dhënë nga Kina nëse do të kundërpëgjigjen kundër SHBA-së është shumë i qartë dhe se Kina do të shkojë deri në fund në këtë çështje.

“Kina nuk dëshiron të bëjë luftë tregtare, por gjithashtu nuk ka frikë nga lufta tregtare”, u shpreh Hua.

Nga ana tjetër, Ministria kineze e Tregëtisë ka theksuar se hapi i SHBA-së është i njëanshëm dhe proteksionizëm i tregtisë, duke shtuar se kundërshtojnë kategorikisht dekretin e nënshkruar dje nga qeveria Trump, i cili sjell kufizime të investimeve dhe një tatimimim shtesë prej rreth 60 miliardë dollarësh për Kinën.

Presidenti amerikan Donald Trump dje nënshkroi dekretin i cili parasheh kufizime të investimeve dhe një tarifë shtesë doganore që mund të arrijë në rreth 60 miliardë dollarë për Kinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button