Rusia shpreson të minimizojë ndikimin negativ në marrëdhëniet ruso-britanike

Zëdhënësi i Kremlimit, Dmitry Peskov, ka thënë se Moska shpreson të minimizojë ndikimin negativ në marrëdhëniet ruso-britanikte të shkaktuara nga helmimi i ish-spiunit rus, Sergei Skripal, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u ankuar nga “politika armiqësore” e Britanisë, Peskov tha para gazetarëve se Moska dëshiron të zbutë krizën përmes mënyrës politike dhe diplomatike.

“Ne shohim se vendi i Byron-it dhe Shakespeare-it, vendi i Conan Doyle-it, një vend që dikur ishte një perandori e ndritshme me traditat më të thella politike të demokracisë, u shndërrua në një vend, politikanët e të cilit duke folur në mënyrë të butë, prodhojnë deklarata të papërgjegjshme. Ky është një pasqyrim i një politike shumë armiqësore”, deklaroi Peskov.

Më tej, ai theksoi se Rusia është duke parë shumë elemente të Luftës së Ftohtë, duke shtuar se “sa më shumë që Rusia zhvillohet, aq më të ashpra vendet perëndimore bëhen në çështjet ndërkombëtare”.

“Ata janë të gatshëm t’i harrojnë të gjitha rregullat kur ata duan të shtypin Rusinë”, u shpreh zëdhënësi i presidencës ruse.

Ish-spiuni rus 66-vjeçar, Sergei Skripal dhe vajza e tij 33-vjeçare Yulia, më 4 mars u pranuan në një spital, pasi u gjetën të pa vetëdije në qytetin jugor Salisbury të Anglisë.

Skripal-i u strehua në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi spiunësh në vitin 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai po vuante 13 vjet burgim për përçim informacionesh inteligjencës britanike.

Më 16 mars, Komiteti Hetimor i Rusisë filloi hetimin e vet në rastin Skripal.

– “Putin nuk do të qeveris Rusinë përgjithmonë”

Peskov në vazhdim tha se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk priste që të fitonte mbështetje aq të madhe në zgjedhjet e së dielës, duke cituar presidentin rus të ketë thënë se “ishte mjaft e papritur për të”.

“Kur njerëzit rusë vuajnë nga presioni i jashtëm, ata rreshtohen pas një udhëheqësi të fortë”, u shpreh ai.

Peskov poashtu theksoi se Putin nuk do të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të qeverisë me Rusinë përgjithmonë.

“Ai nuk e bërë atë në vitin 2008, në fund të mandatit të tij të dytë presidencial”, theksoi Peskov.

Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës, Putin shënoi një rekord me 76,67 për qind të votave, duke fituar një mandat të ri gjashtëvjeçar si president i Rusisë.

– “Akuzë e paprovuar”

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Rusisë po ashtu tha se fajësimin e Moskës nga Bashkimi Evropian (BE) për helmimin e Skrpal e konsideron si një “akuzë të paprovuar”.

“Atribuimi i përgjegjësisë ndaj Rusisë me fjalët ‘nuk ka shpjegime të tjera bindëse’ është një pohim i pabazuar kundër Rusisë”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ministria ruse i përsëriti pyetjet nga pala ruse, të tilla si “Si mundi pala britanike të përcaktonte në mënyrë kaq të shpejtë se çfarë helmimi ishte përdorur dhe çfarë kundërhelmi ishte i nevojshëm?”, Pse Londra nuk është duke i shpallur pamjet nga kamerat e vëzhgimit?” dhe “Pse Londra fsheh gjendjen e Skripalëve?”.

Në deklaratë theksohet se në dritën e situatës aktuale, Rusia do të shqyrtojë shkëmbimet e mëtejshme vetëm nëpërmjet Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Dje, pas samitit të BE-së në Bruksel, Britania, Gjermania dhe Franca riafirmuan se shteti rus ishte përgjegjës për helmimin me agjent nervor të Skripal-it dhe bijës së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button