Timonie: “Gjuhët”, në të mirën e marrëdhënieve ndëretnike

Ambasadori francez në Shkup, Kristijan Timonie vlerëson se Ligji për përdorimin e gjuhëve është indikacion për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend, njofton Alsat M.

Sipas tij, derisa ligji është në fazën pran miratimit, duhet respektuar konsensusi. Timonie shton se pas miratimit të ligjit, vendi duhet t’i përkushtohet reformave.

“Bëhet fjalë për proces të brendshëm të Maqedonisë. Duhet të respektohet dialogu. Ky ligj ende nuk është miratuar por para fuqizimit dhe zbatimit tij duhet të respektohet shpirti i konsensusit. Ky ligj është propozuar dhe sjell me qëllim që të përmirësojë marrëdhëniet në Maqedoni dhe mendoj se duhet të shikohen nga ky këndvështrim. Mendoj se pas ligjit vëmendje duhet t’i kushtohet, reformave, reformave dhe vetëm reformave”, deklaroi Kristian Timonie, ambasador i Francës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button