Dënime deri më 17 mijë euro nëse përdorni materiale ndërtimore pa dëshmi për origjinën

Me qëllim që të ulet eksploatimi joligjor të materialeve ndërtimore, Qeveria i propozoi Parlamentit ndryshime në ligjin për ndërtim. Me këtë ligj parashikohet që secila firmë të detyrohet të japë dëshmi se nga e ka marrë rërën, zhavorrin dhe gurin tekniko-ndërtimor që përdoren për ndërtimin e objektit.

Nëse firmat apo persona juridik nuk sigurojnë dëshmi të këtilla parashikohet gjobë prej 15.000 deri në 17.000 euro, përkatësisht prej 9.000 deri në 11.000 për personin përgjegjës në subjektin juridik.

Këto ndryshime janë bërë pas takimeve punuese të mbajtura me përfaqësues të Lidhjes së odës ekonomike të Republikës së Maqedonisë. Eksploatimi dhe vjedhja e materialeve të papërpunuara ndërtimore llogaritet si vepër penale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button