Ja çfarë ka biseduar kryeministri Zaev me kryediplomatin grek Koxias (FOTO+VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot e ka pranuar në vizitë delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të udhëhequr nga kryediplomati, Nikos Koxias, i cili është në vizitë dyditore në Shkup, njofton Portalb.mk.

Zaev, theksoi se ky takim është i rëndësishëm në bisedimet për problemin që Republika e Greqisë e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë, dhe se i njëjti realizohet në një moment pozitiv kur priten zgjidhje afatgjate për çështjet bilaterale në rajon, për perspektivat dhe pritjet e Bashkimit Evropian.

“Fokusi i bisedimeve tona patjetër duhet të jetë ardhmëria e dy vendeve. Duhet që të jemi të vendosur, dhe të bëjmë hapa të cilat do të dërgojnë më afër zgjidhjes së çështjes së vetme të hapur mes dy vendeve tona. Jam i sigurt se kjo qasje do të sjell deri në zgjidhje e cila do t’u japë argumente të pranueshme institucioneve të të dyja vendeve, por edhe opozitës, që të pranojë se ajo do të jetë e dinjitetshme edhe për Republikën e Maqedonisë, por edhe për Republikën e Greqisë”, tha kryeministri Zaev, në takim me Koxiasin.

Zaev theksoi se edhe më tej i përmirësojmë marrëdhëniet bilaterale dhe të njëjtat do të bëhen më të mira, pasi që të zgjidhjet çështja e emrit, pasi që siç ka deklaruar Zaev, qytetarët e të dyja vendeve, miqtë tanë të BE-së dhe komuniteti ndërkombëtar presin zgjidhje për këtë çështje”, deklaroi Zaev.

Ministri Koxias, sipas Qeverisë së Maqedonisë ka theksuar se e tanishmja dhe  e ardhmja kërkojnë përgjegjësi për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Ministri Koxias ka theksuar se Greqia, edhe pse është anëtare në NATO dhe BE me traditë më të madhe në rajon, ka përgjegjësi të madhe për zgjidhjen e kësaj çështje, dhe patjetër duhet që të gjendet kompromis i pranueshëm për të dyja palët.

http://portalb.mk/513244-koxias-per-kompromis-te-ndershem-dimitrov-spranon-emer-te-bashkuar-pa-perkthim/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button