Almiri – dëshmi se reformat në gjyqësi ngecin

Amir Bilalli

Amir Bilalli

Drejtësia pa forcën është e pamundshme, kurse forca pa drejtësinë është tirani – thotë Blaise Pascal.

Duhet ta pranojë se akoma nuk ndjehem i denjë që nga këndi i procedurave gjyqësore tejet të koklavitura të flas për rastin e Almirit, pasi akoma jam në fazën fillestare të përvetësimit të materjes së drejtësisë, megjithate edhe nga rretë shifet qartë se ka nevojë që bashkarisht të luftojmë për drejtësinë, pasi vetëm në këte formë mund ta mundim padrejtësinë. Si duket në këtë rast shumë struktura qenkan të involvuara duke synuar mbrojtjen e një shkizofreni me mendje të sëmurë nga i cili çdokush mund të jetë i rrezikuar. A psikiatrët paskan konstatua se kjo qenie qenka normal! Qenka normal mendja a atij që pas gjithë asaj tragjedia ku shuhet një buzëqeshje fëminore, të tregon gishtin e mesëm! Apo ndoshta shumë xhepa qenkan mbushur mbinormal! Prokurorë e gjyqtarë si duket paskrupullt paskan këmbyer drejtësinë në para. Së paku, ndërgjegja elementare t’u kishtë funsionuar dhe ta pyetnin vetveten – a sikur ai fëmi të ishtë i tyre?

As laikët më të mëdhej juridik nuk mund ta gëlltisin rikualifikimin e prokurorisë publike (me aminin e këtij matufi Joveski), nga vrasja me paramendim në aksident trafiku me pasoja vdekje, kur çdo logjik qoftë edhe më e thjeshtë e akcepton qëllimin e vrasësit pasi paraprakisht në mes tyre ka pasur rahje banale, e që më pas koka e sëmurë (me ekspertizë të rejshme), “rastësisht” paska bërë aksident me të njëjtët, pasi një dritë e paska terr !!! Kjo është më shumë se zhvlerësim i inteligjencës elementare. Ai madje edhe pas lëshimit në liri, me gishtin e vet tregoj se veprën e ka bërë me paramendim. Madje kërcnimi ndaj gazetarit të Tv 21 vetëm se dëshmon afinitetet e tij kriminogjene.

Prej këtu, meriton të thuhet se organizataorët e protestave meritojnë komplimente. Ata bënë një protestë masovike e dinjitoze të fokusuar në problemin, madje në dy gjuhë dhe pa veprime të cilët mund t’i jepnin ngjyrë politike apo etnike. Kjo na bënë të mëdhej dhe të civilizuar, për dallim nga do mbeturina vmroviane të cilët urejnë gjithçka tonën. Nuk kemi nevojë për simbolika folkloriste pasi ashtu vetëm se e dëmtojmë qëllimin tone duke çuar mesazhe kontraproduktive edhe ndaj faktorit ndërkombëtar edhe ndaj bashkëqytetarëve tanë maqedonas, së paku për atë pjesë e cila e shef gjykimin si jo të drejtë. Madje disa media në gjuhën maqedonase bashkë me disa analistë japin përkrahje për një gjykim të drejtë, madje lypin që gjykimi të riniset që nga fillimi. E gjithë kjo falë organizimit dinjitoz të protestave. Në gjithë këte, duhet potencuar edhe mosgjindshmërinë profesionale e disa prokurorëve shqipëtar, të cilët pa dije profesionale dhe falë servilizmit partiak kanë zënë vendet ku duhet të jenë më të aftët, por edhe përpjekja e disa të tjerëve.

Vendimi pë rikualifikimin e veprës jo vetëm që i dha nje goditje të dytë, një vrasje të dytë Almirit dhe familjes së tij, por gjithashtu i dha një goditje të madhe ardhmërisë së rinisë së këtij vendi, ambicieve të cdo fëmiju të sotshëm dhe të nesërmn, duke i’u treguar se edhe ata mund të jenë Almiri një ditë.

Almiri mund nesër të ishte shumëcka; mund të ishte doktor, avokat, sportist, aktor, por jo; për Almirin nuk ka të nesërme pasi atë njëherë i’a mohoi vrasja dhe së dyti i’a mohoi vendimi i Prokurorisë së Përgjitshme.

Më në fund, dua të them se nuk bëhen reforma me kuadro fosile matufe, me të paditur, me të korruptuar e të kompromituar. Edhe neve na duhet një Laura Kovesi. Të mos harojmë se edhe ne kemi tre amazone, të cilave duhet t’u jepet shansa më e madhe në vend të fosilëve. Përndyshe, drejtësia do të vazhdoj t’i përngjajë një rrjete të improvizuar peshkatarësh ku mund të zehen vetëm peshqë të imtë. Drejtësisë sonë i duhet forcë, dije, por para së gjithash moral. Këte dikush si duket akoma se ka kuptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL