Kahremani është zgjedhur zëvendës i Gashit, Zejd Rexhepi sekretar gjeneral
Njëri nga fraksionet e Lëvizjes BESA, ku kryetar është Afrim Gashi, nbrëmë në selinë qendrore në Shkup e ka mbajtur mbledhjen e parë të Kryesisë Qendrore. Në këtë mbledhje u verifikua mandati 4-vjeçar i 34 anëtarëve të Kryesisë Qendrore, ndërsa u zgjodh edhe nënkryetari Lëvizjes dhe sekretari gjeneral.
Për nënkryetar u zgjodh deputeti i Lëvizjes BESA, Nexhbedin Kahremani, që një kohë të shkurtër ishte edhe u.d. Kryetar i Lëvizjes Besa, ndërkaq për sekretar gjeneral të lëvizjes u zgjodh Skender Rexhepi – Zejd, që deri tash e ka ushtruar detyrën e Sekretarit Organizativ në Lëvizjen Besa.
Në fund të mbledhjes u vendos që organet tjera partiake të zgjidhen në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë Qendrore.
Më poshtë partia i ka dërguar emrat e anëtarëve të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA:
Admirim Aliti |
Arben Labënishti |
Bejtullah Demiri |
Bekim Saliu |
Bukurie Ahmeti – Emërllahu |
Daim Luçi |
Driton Sulejmani |
Iljasa Veseli |
Lulzim Aliu |
Mazllam Osmani |
Nafije Selmani |
Nexhbedin Kahremani |
Nexhmedin Bajrami |
Njomza Imeri – Ismaili |
Orhan Murtezani |
Qemal Krosi |
Rexhep Memedi |
Rufat Alili |
Samir Juskoski |
Selda Aliji |
Shaban Zendeli |
Shenur Osmani |
Shpend Tahiri |
Skender Rexhepi – Zejd |
Sulejman Odai |
Telat Fetai |
Zeqirija Ibrahimi |