Reshjet e borës në malësinë e Tetovës, pastrimi i rrugëve i pamjaftueshëm (FOTO)

Reshjet e borës që kanë përfshirë rajonin e Pollogut e kanë vështirësuar lëvizjen në malësinë e Tetovës. Komuna e Tetovës thotë se i ka pastruar rrugët dhe për këtë na ka dërguar fotografi, megjithatë reshjet e vazhdueshme të borës, përsëri kanë krijuar shtresë të borës në rrugë dhe kanë rënduar lëvizjen, raporton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së sotme rrugët janë pastruar dhe janë të lëvizshme si në akset rrugorë Tetovë – Shipkovicë – Brodec – Veshallë – Bozofcë, po ashtu edhe në rrugën Tetovë, Sellc, Vicë si dhe në aksin rrugore Tetovë –  Xhermë”, thonë për Portalb.mk, nga Komuna e Tetovës.

Fotografi e siguruar nga Komuna e Tetovës
Fotografi e siguruar nga Komuna e Tetovës
Fotografi e siguruar nga Komuna e Tetovës
Fotografi e siguruar nga Komuna e Tetovës
Fotografi e siguruar nga Komuna e Tetovës

Megjithatë gjendja momentale në rrugën Tetovë-Shipkovicë-Bozovcë, është në gjendjen siç mund ta shihni në fotografitë e mëposhtme, pra e pa pastruar, ndërkaq reshjet e borës vazhdojnë të bien.

Gjendja e rrugës Tetovë-Shipkovicë-Bozovcë, në orë 14:00
Gjendja e rrugëve në orë 14:00
Gjendja e rrugës Tetovë-Shipkovicë-Bozovcë, në orë 14:00

Banorët thonë për Portalb.mk, se komunikacioni në këso kushte është i vështirë, ndërkaq disa prej tyre dëshmojnë se edhe gjatë mëngjesit, kur janë nisur për në punë rrugët kanë qenë në gjendje rëndë të kalueshme për automjetet.

“Rrugët  në orët e mëngjesit kanë qenë të pa pastruara dhe këtë gjë mund ta dëshmojmë dhe në bazë të fotografive që kemi bërë, nuk e dimë nëse janë pastrua  gjatë ditës së sotme  dhe këtë mund ta shohim kur do të kthemi në fshatrat por ajo që mund të them është se gjatë mëngjesit të  njëjtat kanë qenë të pa pastruara“, thotë  një banor i Bozofcës për Portalb.

Gjendja e rrugëve në mëngjes
Gjendja e rrugëve në mëngjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button