Francë: Një sulmues dyshohet se ka marrë pengje

Një sulmues ka shtënë me armë, në atë që po kosiderohet si situatë e pengmarrjes një një supermarket në jugperëndim të Francës. Sipas zyrës së prokurorit lokal, sulmuesi ka thënë se është pjesë e grupit militant, Shteti Islamik, transmeton REL.

Policia në Francë ka thënë se sulmuesi është rrethuar. Ai besohet se ka marrë pengje në një dyqan në qytetin Trebes të Francës.

Pak përpara kësaj ngjarjeje, një person i armatosur ka qëlluar katër zyrtarë policorë në qytetin e afërt Carassone, duke plagosur njërin prej tyre.

Megjithatë, zyrtarët nuk kanë treguar nëse këto dy ngjarje janë të lidhura, por radio Europe 1, duke cituar burime, ka thënë se personi që ka qëlluar mbi policët është po i njëjti që besohet se ka marrë pengje në dyqanin në Trebes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button