Putin shpallet edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve

Presidenti rus, Vladimir Putin ka falënderuar votuesit për “mbështetjen e pashembullt” dhe i ka bërë thirrje shtetit të lë anash dallimet në këmbim të zhvillimit.

Ai i ka bërë këto deklarata pak minuta pasi zyrtarët zgjedhorë e kanë shpallur atë edhe zyrtarisht fitues të zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, transmeton REL.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë më 23 mars se Putini ka fituar 76.69 përqind të votave në zgjedhje, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtar kanë thënë se nuk ka prezantuar zgjidhje reale duke përfshirë dominimin e liderit në nivele të ndryshme të pushtetit dhe kontrollin mbi mediat.

Ai ka thënë se Kremlini mirëpret kriticizmin mirëpo ka thënë se shtetit i duhet bashkim për të tejkaluar “sfidën historike”, duke thënë se “objektiva kryesore për të gjitha forcat politike dhe grupet civile, “duhet të jetë brenda interesit kombëtar dhe mirëqenies së popullit”.

“Unë e kuptoj se esenca e konkurencës është kriticizmi ndaj autoriteteve në detyrë, kritika nga të gjitha palët, gjithmonë”, ka thënë ai.

“Po, kritika, argumente, diskutimet janë të nevojshme, mirëpo nuk ka vend për popullizëm të papërgjegjshëm”.

Deklaratat e tilla kanë tingëlluar si goditje ndaj kundërshtarëve siç është Aleksei Navalny, të cilit i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje për shkak të një dënimi, për të cilin lideri opozitar beson se është fabrikuar nga Kremlini, në mënyrë që të shtypë zërat që mund ta sfidojnë Putinin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button