Thaçi: Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat për heqjen e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me komisionerin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn në Bruksel, transmeton REL.

Përmes një postimi në facebook, Thaçi ka shkruar se i ka kumtuar zyrtarit të lartë evropian se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave.

“Ishte një takim shumë produktiv. Institucionet e Kosovës, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Tani është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Thaçi.

“Ishte konstatim i përbashkët se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ishte jo vetëm përmbushje e kushtit për liberalizim të vizave, por edhe një hap i rëndësishëm strategjik për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar presidenti i Kosovës.

Gjatë mbrëmjes, Thaçi pritet të takojë në Bruksel edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të vazhdimit të dialogut politik me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button