Sulm në Idlib, 28 të vdekur

Njëzet e tetë civilë kanë humbur jetën sipas të dhënave të para në një sulm ajror ndaj një tregu në qytetin Harem që gjendet brenda kufijve të zonës së deeskalimit në Idlib të Sirisë.

“Sipas të dhënave të para, 28 civilë humbën jetën dhe 26 persona u plagosën në një sulm ajror ndaj një tregu në qytetin Harem në orët e mbrëmjes”, tha për AA Haxh Jusuf, drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) të Idlibit.

Ekipet e mbrojtjes civile janë duke i vazhduar aktivitetet e kërkim-shpëtimit, ndërsa ekzistojnë shqetësime për rritjen e numrit të të vdekurve.

Ndërkohë, në një deklaratë nga observatori i avionëve i opozitarëve në rrjetet sociale thuhet se “Avionët luftarakë rusë të ngritur nga Baza Himejmim kanë ndërmarrë sulm në Harem”.

Ndryshe, 84 civilë kanë humbur jetën dhe 88 janë plagosur në sulmet ajrore ndaj vendbanimeve civile në Idlib dhe Hama në dy javët e fundit.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri Rezolutën 2401, e cila kërkon armëpushim një mujor në Siri, veçanërisht Gutën Lindore, për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare. Megjithatë, kishte mbetur e paqartë se si do të zbatohej armëpushimi i cili ishte caktuar të vihet në praktikë “pa vonesë”.

Pas vendimit të KS-OKB-së Rusia më 27 shkurt bëri të ditur se çdo ditë mes orës 09:00 dhe 14:00 do të jepet “pauzë humanitare” në Gutën Lindore duke thënë se regjimi do ta respektojë atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button