Jep dorëheqje avokati i Trumpit për çështjen ruse

Mediat amerikane kanë raportuar se avokati kryesor i presidentit amerikan, Donald Trump, për hetimet e këshilltarit special në çështjen ruse ka dhënë doreheqje nga pozita e tij, transmeton BBC, përcjell REL.

Avokati John Dowd raportohet të ketë konkluduar se presidenti Trump ka injoruar këshillat e tij.

Në raporte të tjera është thënë se Trump ka humbur besimin në kapacitetin e avokatit Dowd për t’u përballur me këshilltarin special, Robert Mueller.

Në një email për The Washington Post, ai ka thënë se, “e dua presidentin dhe i uroj të gjitha të mirat”.

Këshilltari special, Robert Mueller është duke hetuar ndonjë lidhje eventuale në mes të bashkëpunëtorvëe të Trumpit dhe Rusisë, si dhe ndonjë tentim të presidentit për të penguar hetimet.

Javën e kaluar Dowd i ka bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë për të ndaluar hetimet e Muellerit, duke thënë se ai është duke folur për presidentin.

Mirëpo më vonë ai ka deklaruar se ai ishte duke folur vetëm për veten e tij dhe jo për presidentin amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button