Sulm me autobombë në Somali, të paktën 9 të vdekur

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me autobombë në afërsi të një hoteli në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryekomisari Muhammed Huseyin ka bërë të ditur se nëntë persona kanë humbur jetën dhe shatë të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në njërën prej rrugëve të frekuentuara të kryeqytetit, Mekke el-Mukerreme.

Huseyin thotë se shumica e të vdekurve dhe të plagosurve janë kalimtarë apo njerëz që merren me tregti.

Mekke el-Mukerreme edhe në periudhat e mëparshme shpesh ishte viktimë e organizatës Al-Shabaab, e cila zakonisht në shënjestër merr hotelet dhe pikat e ndryshme ushtarake.

Organizata në fjalë në fillim të muajit kreu sulme në dy pika të ndryshme të kryeqytetit, duke shkaktuar vdekjen e shumë personave.

Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullah Farmajo, i shpalli “luftë” organizatës terroriste Al-Shabaab, të cilën e shihte si përgjegjëse të sulmit me bombë gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, ku humbën jetën më shumë se 500 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button