Hapen 90 vendvotime për serbët e Kosovës

Në Graçanicë dhe në vendet tjera të Kosovën qendrore janë hapur në mëngjes 90 vendvotime për balotazhin e zgjedhjeve për president të Serbisë.

Zgjedhjet në të cilat thuhet se kanë të drejtë vote mbi 109 mijë vetë mbahen nën organizimin e OSBE-së, ndërsa mund të votojnë personat në lista që kanë dokumente të Serbisë.

“Kam kënaqësinë të lajmëroj se në mëngjes janë hapur të gjitha vendvotimet”, ka thënë kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Amhofer, transmeton B92.

Në raundin e parë të 6 majit, një numër i të kthyerve janë ankuar se nuk janë regjistruar për të votuar.

Qendrat e votimit janë të siguruara nga Policia e Kosovës e cila në fund të votimit do t’i përcjellë konvojet me materialet zgjedhore deri te kufiri me Serbinë, meqë votat do të numërohen në Vranjë.

Qendrat e votimit do të jetë të hapura deri në orën 20:00 e në përputhje me rregullat zgjedhore të Serbisë munden të qëndrojnë edhe më gjatë.

Në Komisionet zgjedhore janë nga pesë anëtarë që kanë marrëveshje me OSBE-në, njëjtë si në raundin e parë të zgjedhjeve të 6 majit.

Marre nga Telegrafi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button