Mali i Zi, për herë të parë një grua kandidate për postin e presidentit

 Draginja Vuksanoviç nga Partia Socialdemokratike e Malit të Zi (SDP), ka dorëzuar sot kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale në këtë vend, që pritet të mbahen më 15 prill, me çka është bërë gruaja e parë e cila do të sfidojë postin e kreut të shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Draginja Vuksanoviç, ështe bërë gruaja e parë kandidate në Mal të Zi, që kur vendi ka vendosur sistemin shumpartiak, meqë sot së bashku me bashkëpartiakët e saj, dorëzoi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve rreth nëntë mijë nënshkrime.

“Sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e Malit të Zi. Faleminderoj të gjithë që mbështetën kandidaturën time. Ne duhet ta forcojmë Malin e Zi dhe ta përshpejtojmë rrugën e tij drejt integrimit në BE”, tha mes tjerash Vuksanoviç.

Ajo tha se nuk do të heqë kandidaturën e saj, pavarësisht disa zërave që thonë se duhet tërhequr për të mirën e opozitës.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi mbahen më 15 prill, ndërsa kandidaturat mund të dorëzohen deri më datën 26 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button