Sot dhe nesër në Çikago mbahet Samiti i 25-të i NATO-s

Sot dhe nesër në Çikago të Shteteve të bashkuara të Amerikës zhvillohet Samiti i 25 i shteteve anëtare të NATO-s. Tema qëndrore e këtij samiti do të jenë situate në Afganistan dhe periudha e tranzicionit atje, kapacitetet e NATO-s për u ballafaquar me sfidat e sigurisë të të ashtuquajturës ‘mbrojtje e mënçur’ ndërsa tema e tretë është mbrojtja anti-raketore në Evropë si dhe përforcimi i rrjetit të partneritetit të Aleancës në botë.

28 anëtaret e NATO-s do të diskutojnë në Çikago për masat që duhet të marrin në të ardhmen që aleanca të vazhdojë të zhvillohet dhe ruajë aftësitë ushtarake të nevojshme për të përmbushur misionet e saj.  Këto aftësi përfshijnë infrastrukturën, fuqinë ushtarake, mbështetjen logjistike si dhe aftësitë e zbulimit.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Andres Fogh Rasmunsen para fillimit të Samitit është shprehur se ky samit do të përsëris solidaritetin e fuqishëm të NATO-s edhe në gjendje të vështira ekonomike, siç po ndodh tani kur bota perëndimore po ballafaqohet me një krizë të rëndë ekonomike.

Maqedoninë në Samit e përfaqësojnë  presidenti Ivanov, ministrat e mbrojtjes dhe punve të jashtme Fatmir Besimi dhe Nikolla Poposki, ndërsa ata janë të shoqëruar nga ambasadorët e Maqedonisë në SHBA dhe në NATO, Zoran Jolevski dhe Martin Trenevski.
Maqedonia merr pjesë në Samit, vetëm si anëtare e misionit ISAF  që zhvillohet nesër në diskutimin për situatën në Afganistan, ku presidenti Ivanov do të paraqitet me fjalim. 
Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk është temë diskutimi, siç nuk është as zgjerimi me asnjë vend tjetër./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button