Zukerberg: Kemi gjetur shumë profile të rrejshme nga Maqedonia që shpërndajnë lajme të rrejshme

Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zukerberg deklaroi për “Si-En-En” se në vitin 2017 kanë zbuluar një numër të madh të profileve të rrejshme nga Maqedonia nga të cilët shpërndahen lajme të rrejshme, ai ka thënë se është edhe i gatshëm të dëshmojë para Kongresit amerikan për shkak të keqpërdorimit të të dhënave personale të milionë shfrytëzuesve të rrjetit social, transmeton Portalb.mk.

“Kemi përdorur mjete të reja me qëllim që t’i zbulojmë profilet e rrejshme që përpiqen të shpërndajnë lajme të rrejshme. Kemi gjetur shumë profile të rrejshme nga Maqedonia. Na pret punë e madhe që t’u pengojmë shteteve në zgjedhje, siç është Rusia, t’i ndalojmë njerëzit tjerë të shpërndajnë lajme të rrejshme”, tha Zukerberg.

Ai e pranoi se kanë pasur qasje te 50 milionë të shfrytëzuesve të facebook pa dijen e tyre dhe kanë ruajtur të dhëna pasi që facebook ka kërkuar fshirjen e të dhënave.

“Kjo paraqet keqpërdorim të besimit dhe sinqerisht më vjen keq për atë që ka ndodhur. Përgjegjësia jonë është ajo që  nuk përsëritet”, deklaroi Zukerberg.

Skandali i Facebookut dhe Cambridge Analytica Kush është fajtori?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button