Çfarë duhet të hamë për flokë të shëndetshëm

Ja ku erdhi edhe kjo javë e re Class girls për të folur për një nga gjërat që na pëlqen më shumë: Kujdesi ndaj vetes! Cdo javë unë mendohem kaq shumë së cfarë do të ndaj me ju dhe vendosa që sot të flas për ushqimet që na nevojiten për të pasur flokë të bukur e me shkëlqim.  Në profesion unë jam mjeke dhe e di sesa i rëndësishëm është ushqimi për mirëqënien tonë, për lëkurën dhe flokët, transmeton Revista Class.

Ndaj sot do t’ju tregoj cfarë duhet të hani, e cfarë të vendosni në flokët tuaj që të keni flokët e shumë dëshiruar!

Cdo gjë rrotullohet rreth vezëve!

E kuptoni besoj cfarë dua të them! Maskat e flokëve nuk kanë kuptim pa vezë brenda. Por akoma më mirë është ta kemi pjesë të dietës tonë. Vezët janë të pasura në sulfue që ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe keratinës që janë proteina kyç kur vjen puna tek flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Gjithashtu vezët përmbajnë edhe biotinë që ndihmon në rritjen e flokut dhe forcimin e thonjve.

Fiksoni këto fjalë: Omega, Vitaminë E

Ushqimet e pasura në omega 3,6 dhe 9 janë esenciale për flokë të shëndetshëm. Mund t’i gjeni tek peshku, frutat e thata, farat e ndryshme dhe duhet t’i konsumoni përditë.

Nga ana tjetër edhe vitamina E është një përbërës që nuk duhet ta anashkaloni sepse përvecse i zbut flokët, ndihmon që mos të këputen dhe të krijojnë maja dyshe.

Si eshtë më mirë: Të ushqehemi apo të bëjmë maska për flokët?

Sigurisht që sa më mirë të ushqehemi, aq më shumë do të reflektohet dhe tek flokët tanë. Megjithatë kjo nuk hedh poshtë vlerat e një maske. Nëse kombinojmë ushqimin e shëndetshëm me maska natyrale 1 herë në javë, rezultatet do të vijnë më shpejt!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button