Tetovë, ushtarët janë plagosur gjatë pastrimit të armës

Dy ushtarë profesionistë të ARM-së sot rreth orës 10-të, në Kazermën “Kyzman Josifovski-Pitu”, janë plagosur gjatë pastrimit të një mitralozi, konfirmojnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Gjatë pastrimit të armës “mitraloz” është gjuajtur një plumb, gjatë së cilës në pjesët përmbi dhe ndër gjunjë janë lënduar ushtarët profesionistë M.J. dhe V.Sh.”, kumtojnë nga Shtabi i Përgjithshëm.

Ushtarët e lënduar menjëherë pas incidentit janë dërguar në Spitalin e Tetovës ku u janë konstatuar fraktura të kockave dhe pas intervenimit fillestar, janë dërguar për intervenim kirurgjik në Qendrën Klinike të Shkupit, të dy ushtarët janë në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button