Gjykata Supreme duhet që të sjell vendim për deputetët e paraburgosur për rastin e 27 prillit

Gjykata Supreme e Maqedonisë pritet që sot ta publikojë vendimin pas ankesave të 15 të akuzuarve për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

Pas ankesave të cilat i kanë dorëzuar për vendimet e Gjykatës së Apelit dhe me to kërkohet shfuqizim i masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak dhe shqiptimit të dënimeve më të ulëta, Gjykata Supreme mbajti seancë publike përpara dy ditëve.

Sipas avokatëve të të akuzuarve, vendimet e Gjykatës së Apelit nuk janë paushall dhe jo-mjaftueshëm të sqaruara dhe nuk ka baza për ndikim ndaj dëshmitarëve duke e pasur parasysh faktin se hetimi për këto ngjarje është mbaruar. Përpara këshillit gjyqësor pesë anëtar të Gjykatës Supreme u theksua nga ana e të mbrojturve se nuk kanë baza që të akuzuarit të arratisen dhe se janë të interesuar që ta zbardhin gjendjen faktike për ngjarjet e 27 prillit.

Në mesin e të akuzuarve, për ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dhe deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski kërkohet që të shfuqizohet masa e paraburgimit, ndërkaq për deputetin Lupçp Dimovskin dhe tenorin Igor Dullovski shfuqizimi i masës së arrestit shtëpiak dhe shqiptimin e masës së kujdesit.

http://portalb.mk/397971-gjithcka-qe-ndodhi-gjate-sulmit-ne-kuvend-fotovideo/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button