Sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Tarifa”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për rastin “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike ku në mesin e akuzuarve është edhe ish-drejtori i AD “ELEM”, Dejan Boshkovski, transmeton Portalb.mk.

Në rastin “Tarifa”, shtatë personat kanë keqpërdorur pozitën gjatë tenderimit për blerjen e softuerit për nevojat e Sh.A ELEM-it.

Të dyshuarit, kanë mundësuar që kompania fituese të merr tenderin me vlerë prej 4.092.420 euro duke mos dorëzuar dokumentacionin e plotë.

Ekziston dyshim se një pjesë e të dyshuarve në mënyrë të paligjshme kanë lejuar të harxhohen para për licencim dhe mirëmbajtje të softuerit, në kundërshtim me kushtet e Marrëveshjes për tenderim publik. Sipas PSP-së sistemi nuk është implementuar ndërsa personat në fjalë e kanë dëmtuar shtetin për 456.560 euro” Thuhet në kumtesën e PSP-së,.

Njëkohësisht, një nga personat e dyshuar ka qenë përgjegjës për sigurimin e “Modulit për menaxhment”, modul për te cilin nuk ka pasur nevojë të blihet, megjithatë e ka blerë nga një kompani tjetër. Më tej janë dhënë para për modulin që asnjëherë nuk e kanë vendosur në përdorim, me këtë e kanë dëmtuar shtetin me 16.800 euro.

Sipas dëshmive të PSP-së, të dyshuarit kanë “siguruar” sistem i cili është dashtë të implementohet në deri më datë 11.02.2013 dhe nuk është implementuar  ndërsa deri më tani në përgjithësi janë paguar 3.700.000 euro.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TARIFA” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button