Policia sërish ndalon emigrantë shqiptarë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në një operacion në Gostivar, përkatësisht  në rajonin e Pollogut, ka ndaluar dhjetëra shtetas shqiptarë me qëndrim jolegal në Maqedoni.

SPB Tetovë informon se janë ndaluar rreth 30 shtetas shqiptarë në Gostivar, Çegran dhe Vrapçishte, të cilët po qëndronin dhe punonin pa leje qëndrimi dhe leje pune. Në mesin e tyre ka pasur shtetas shqiptarë edhe pa dokumente personale. 

MPB  bëri të ditur se të gjithë shtetasit e ndaluar janë mbajtur në stacione policore dhe në biseda informative, me ç`rast është zbuluar se ata po qëndronin në Maqedoni për qëllime ekonomike dhe punë. 

Javën e kaluar në një operacion tjetër gjithashtu u zbuluan dhjetëra shtetas shqiptarë, të cilët u depërtuan drejt shtetit shqiptar. Ata janë kryesisht nga zonat verilindore të Shqipërisë. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button