Lekaj: Ekspertët të nxjerrin të vërtetën e vijës kufitare

Sipas ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kosovës i kanë mbetur dy të vërteta që duhet të materializohen.

Në Facebook, Lekaj ka shkruar se në ditët, muajt e vitet e ardhshme duhet që “ekipet e ekspertëve kur të bëjnë delimitimin e vijës kufitare duhet të marrin parasysh të gjeturat dhe faktet dhe të bëjnë të vërtetën e vijës kufitare”, transmeton Gazeta Express.

Pika tjetër sipas tij është që Bashkimi Evropian “duhet të bëjë të veten tutje dhe të marrë vendimin me të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, atë për t’i dhënë shansin që të lëvizin lirshëm në zonën schengen”.

Me votimin pro, sipas Lekajt, Kuvendi luajti rolin që i takon.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button