Tetovë – Shpëtohet gruaja që mbytej në lumin Shkumbin

Ka shpëtuar e gjallë një grua 49 vjeçare falë veprës heroike të tre tetovarëve. Ato kanë kërcyer në ujin e lumit Shkumbin kur e kanë parë se trupi I një gruaje pa vetëdije lundron në ujërat e lumit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të ditës së shtunë.

Ali Arifi, Enver Mustafa dhe Gazmend Mamuti janë tre tregtarë që punojnë në afërsi të urës mbi lumin Shkumbin në lagjen çarshia e Epërme, dhe janë këto tre që kanë kërcyer në ujë për ta tërhequr gruan.

Gruaja është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku i është dhënë ndihmë mjekësore. Policia e Tetovës informon se gruaja ka çrregullime psikike. /tetova1/

Lajme të ngjashme

Back to top button