Zjarri në ndërtesë, ja çfarë thonë nga SPB Tetovë (Foto/Video)

21:00 Në lidhje me zjarrin që e kaploi një ndërtesë në rrugën Ilindeska në Tetovë, nga SPB Tetovë njoftuan se situata është vënë nën kontroll dhe se deri në këtë momente nuk ka të paraqitur persona të lënduar, raporton Portalb.mk.

“Zjarri është vënë nën kontroll dhe deri në këtë moment nuk ka të paraqitur persona të lënduar, por kjo nuk do të thotë se më vonë nuk mund të paraqiten. Zjarri ka kapluar vetëm dy katet e fundit, nënkulmin dhe katin tjetër. Banorët janë larguar në kohë dhe për momentin janë të sigurt, kurse objekti është nën kontroll të SPB Tetovë. Meqë tash për tash nuk ka kushte për të pasur qasjen në objektin e dëmtuar dhe nuk mund të bëhet hetim që të dihen edhe shkaktarët e zjarrit. Në momentin që do të krijohen kushtet, ne do të analizojmë situatën dhe do të njoftojmë për shkaktarët. Tash për tash nuk dihet se edhe sa është dëmi material në ndërtesë”, thanë për Portalb.mk nga SPB Tetovë.

Gjithashtu ende nuk dihen shkaqet e zjarrit pasi që ende nuk mund të testohet gjendja nga brenda.

Tetovë, kaplohet nga zjarri një ndërtesë
Tetovë, kaplohet nga zjarri një ndërtesë

19:30- Vazhdon ndërhyrja e zjarrfikësve në ndërtesën që u kaplua nga zjarri rreth orës 16:30 të ditës së sotme, raporton Portalb.mk.

17:00 Ndërtesa gjashtëkatëshe afër shkollës “Liria” në Tetovë është kapluar nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

Siç vërehet nga gjendja momentale, qytetarët janë larguar nga ndërtesa dhe në vendin e ngjarjes kanë arritur njësiti i zjarrfikësve. Tash për tash nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button