Ja çfarë thotë Qeveria e Maqedonisë për protestën e sotme

“Vendimet gjyqësore janë të organeve gjyqësore si institucione të pavarura. Qeveria e Maqedonisë me vëmendje të duhur i ka marrë parasysh porositë e protestës së sotme me rastin e vendimit të Prokrurosië në lidhje me rastin tragjik të katërvjeçarit Almir Aliu nga Kumanova”, kështu deklarohen nga Qeveria pas protestës, ku mijëra qytetarë shprehën revoltën për rikualifikimin e lëndës nga “vrasje” në “vepër penale serioze në trafik”, njofton Portalb.mk.

Qeveria thekson se ky qëndrim është në drejtim të angazhimeve gjithëpërfshirëse në sistemin gjyqësor që duhet ta kthejnë dinjitetin dhe besueshmërinë në institucionet gjyqësore, dhe siç thonë ata, para se gjithash, ta kthejnë paanshmërinë, pavarësinë dhe sundimin e drejtësisë, në punën dhe vendimet e institucioneve në gjyqësor.

“Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar për reforma në gjyqësor, nëpërmjet së cilave kthehen paanshmëria, pavarësia, sundimi i së drejtës dhe drejtësia. Njëkohësisht, Qeveria i dënon të gjitha shprehjet e gjuhës së urrejtjes dhe procedurat radikale, të cilat janë në  kundërshtim me përkushtimet për një shoqëri për të gjithë”, thuhet në kumtesë..

Me vendosjen e lodrave në gardhin e Qeverisë, moshatarët kërkuan drejtësi për vdekjen e 4-vjeçarit, Almir Aliu (Foto/Video)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP