Policia burgosi 30 emigrantë shqiptarë në Gostivar

Gjatë kontrollit policor në zonën më të gjerë të Gostivarit janë zbuluar shtetas shqiptar që nuk i kanë rregulluar dokumentet e qëndrimit të tyre në Maqedoni.

Policia lajmëroi se shtatë persona prej tyre nuk kishin asnjë dokument.

Policia e Tetovës informoi se kontrolli ishte kryer në Gostivar dhe rrethinat e fshatrave Çegran dhe Vrapçisht.

Të gjithë personat janë kapur dhe mbajtur në bisedë në stacionin policor.

Kryesisht bëhet fjalë për emigrantë të biznesit që në Maqedoni qëndrojnë për shkak të punës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button