Vazhdon të ulet kualiteti i shërbimeve shëndetësore në Maqedoni

Maqedonia ka rënë për pesë vende më poshtë në listën e Indeksit Evropian për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore, përderisa Kroacia është ngjitur gjashtë vende më lartë duke u karakterizuar si vendi më i mirë për shërbime shëndetësore në Evropën Juglindore, shkruan SE Times.

Raporti i këtij viti përfshin 34 vende, prej tyre 27 janë vende anëtare në BE ndërsa 7 janë vende të Ballkanit mes tyre dhe Maqedonia. Indeksi Evropian bën monitorimin dhe krahasimin e sistemeve shëndetësore në të gjitha këto vende dhe në Kanada ndërsa raporti i sivjetshëm bazohet në kombinimin e disa statistikave publike, hulumtime të mendimit publik dhe hulumtime vetanake.

Rang lista e vendeve bëhet sipas 42 indikatorëve në pesë sfera kyçe të shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore: të drejtat e pacientëve dhe informimi i tyre, qasja deri te tretmani ( koha e pritjes për një shërbim ), rezultati nga shërimi, dhënia e barërave etj. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button