Të punësuarit kanë fituar nga 7 mijë euro, Gruevski dhe Janakieski të dyshuar për keqpërdorime në rastin “Aktor”

Prokuroria Speciale Publike sot ka shpalosur hetimin kundër dhjetë personave fizik dhe katër personave juridik për ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokficë, ku tenderin e ka fituar ndërmarrja greke “Aktor”, njofton Portalb.mk.

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dyshohen për keqpërdorime gjatë ndarjes së tenderit për ndërtimin e autostradës.

Gjatë marrëveshjes, “Aktor” ka realizuar fitim më shumë se 7 milionë euro.

Në tender ka marrë pjesë edhe një ndërmarrje nga Italia, e cila me urdhër të Gruevksit, nuk është zgjedhur pasi që ka qenë e lidhur me LSDM-në, edhe pse kjo e fundit ka dhënë ofertë më të ulët.

“Nga “Aktor” ndaj subjekteve tjera juridike janë paguar 31.856.811 milionë euro. Për ilustrim, ndonjë punëtor ka përfituar nga 6 deri në 7 mijë euro, ndërkaq dikush që ka qenë i rikualifikuar ka fituar edhe më shumë. Të punësuarve u janë paguar 1.173.000 euro në kundërvlerë të denarit dhe në të njëjtin moment i kanë marrë të gatshme”, tha Fetai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button